Robert Moreno është zyrtarisht trajneri I ri I Monakos. Ish trajneri I përfaqësueses spanjolle që u fol se kërkohej nga përfaqësuesja ekuadoriane, zëvendësoi në stolin e skuadrës nga Principata, Leonardo Zhardim. Moreno do të firmosë me Monakon një kontratë për pjesën e mbetur të sezonit dhe për 2 sezone të tjerë deri në vitin 2022. Pasi të bëjë prezantimin e tij, Moreno do të nisë të hënën zyrtarisht punën me skuadrën e tij të re dhe debutimin do ta ketë në 4 janar në ndeshjen e Kupës së Francës me Remi, ndërsa në Ligue 1 do të debutojë me ndeshjen e 12 janarit ndaj Paris Sën Zhermenit
Robert Moreno do të marrë në stafin e tij, personat më të besuar me një pjesë të të cilëve ka punuar edhe gjatë kohës kur ishte trajneri I Spanjës; Daniel Guindos, ish trajneri I Guineas Ekuatoriale që do të jetë asistenti I tij, Huanho del Oho si përgatitës fizik dhe Hose Sambade si trajner të portierëve, ndërkohe që në skuadër do të ketë edhe nje psikolog.
Misioni I Robert Morenos në detyrën e tij është të ndihmojë Monakon që të hyjë në zonën evropiane. Monako është në vendin e 7 në kampionat , 3 pikë larg zonës së Europa League dhe 5 pikë larg Championsit. Në 5 ndeshjet e fundit Monako ka regjistruar 3 fitore, 1barazim dhe 1 humbje
Sfidanti.al