Rikthehen problemet te Barcelona, “ngec” regjistrimi i Rashford

Marcus Rashford zgjodhi të transferohet te Barcelona këtë verë, duke refuzuar oferta më të mira financiare nga klube të tjera dhe duke bërë sakrifica në pagë për të realizuar kalimin në Katalonjë.

Ai ka filluar të aktivizohet me skuadrën e re në ndeshjet miqësore kundër Vissel Kobe dhe Seoul, ku ka dhënë edhe një asist.

Sipas mediave pranw klubit, përshtatja e tij në ambientin e ri ka qenë pozitive dhe ai është mirëpritur nga grupi. Megjithatë, për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiar në La Liga, Barcelona ende nuk ka arritur ta regjistrojë zyrtarisht Rashfordin, si dhe portierin Joan Garcia.

Klubi duhet të realizojë shitje për të përmbushur kriteret financiare të La Liga-s. Deri më tani, nuk ka ndonjë transferim të madh në horizont për të zhbllokuar situatën.

Rashford është shprehur publikisht se nuk është i shqetësuar dhe se fokusi i tij është përgatitja për sezonin. Fillimi i La Ligës është vetëm dy javë larg, por pa zgjidhje financiare, aktivizimi i tij mbetet i pamundur.

sfidanti.al