Reali i Madridit e tundon, Sterling bllokon rinovimin me Mançester Sitin

Rahim Sterling ka në duart e tij propozimin e Mançester Sitit për rinovimin e kontratës që e bën atë futbollistin më të paguar në Premier League me 300 mijë Paund në javë. Megjithatë sulmuesi i përfaqësueses angleze ka vendosur të bllokojë këtë proces për momentin. Sipas ‘Daily Mirror’, Sterling ka vendosur të presë deri në përfundim të Botërorit të Rusisë për të marrë vendimin e tij në lidhje me të ardhmen.

Sipas ‘Mirror’, pas këtij ngurrimi të Sterling qëndron Reali i Madridit që prej kohësh e ka vënë në shënjestër sulmuesin 22 vjecar të Citizens. Sterling konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Garet Bejl te Reali i Madridit me klubin spanjoll që po mendon ta nxjerrë në merkato sulmuesin uellsian për shkak të dëmtimeve të shumta. Përvc Sterling, Reali i Madridit ka vënë bnë shënjestrën e tij edhe emra të tjerë si Ikardi apo Timo Verner.

sfidanti.al