Real Madridi ul çmimin e Rodrygos

Humbja në “Anfield” me Liverpoolin ka shkaktuar një goditje të fortë për Real Madridin, duke ringjallur probleme që dukeshin të mbyllura pas fillimit premtues të sezonit nën drejtimin e Xabi Alonsos. Një nga këto probleme është e ardhmja e Rodrygos, i cili nuk ka arritur të bindë, pavarësisht përpjekjeve të trajnerit për ta integruar në taktikat e tij, edhe në kurriz të Vinicius Junior në disa raste.

Në muajt e fundit, ndikimi i tij në lojë ka rënë, prodhimi i golave ka ngelur në vend dhe roli i tij në skuadër është reduktuar kryesisht në atë të një lojtari që ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Kjo ka çuar në rënien e ndjeshme të vlerës së tij në treg, e cila dikur konsiderohej e paprekshme.

Te Real Madridi janë të vetëdijshëm që futbolli nuk pret dhe mundësitë shpejt mbarojnë. Prandaj, drejtuesit sportivë janë të gatshëm të ulin klauzolën e lirimit të Rodrygos. Vetëm një vit më parë, klubi kërkonte midis 90 dhe 100 milionë euro për transferimin e tij. Tani, sipas raportimit të Defensa Central, ata do të pranonin një ofertë rreth 50 deri në 55 milionë euro. Performanca e dobët në pjesën e parë të sezonit, së bashku me vështirësinë për t’i gjetur një rol të qëndrueshëm në sistemin e Xabi Alonos, ka bërë që klubi të konsiderojë seriozisht shitjen e tij.

Për më tepër, Real Madridi ka nevojë të lirojë hapësirë dhe burime për të forcuar pozicione të tjera në prag të verës së ardhshme. Rodrygo, nga ana e tij, mban një qëndrim të besnik ndaj klubit. Vetëm disa javë më parë, ai deklaroi se synimi i tij është të vazhdojë të fitojë tituj me ‘Los Blancos’ dhe se do të largohej vetëm nëse klubi e kërkon.

sfidanti.al