Real Madridi është shpallur klubi më i vlefshëm në Europë sipas edicionit të 11-të të studimit “Football clubs’ valuation: The European Elite”, i realizuar nga Football Benchmark. Sipas këtij raporti, klubi spanjoll kryeson renditjen me një vlerë të përgjithshme prej 7.7 miliardë eurosh, i ndjekur nga Barcelona me 5.9 miliardë dhe Manchester City me 5.1 miliardë euro.
Në këtë renditje të klubeve më të vlefshme në Europë, asnjë skuadër italiane nuk arrin të futet në top-10. Më i vlerësuari nga Serie A është Interi, i cili renditet me një vlerë prej 2.1 miliardë eurosh. Pas tij vijnë Juventusi dhe Milani, të dy të vlerësuar në rreth 1.8 miliardë euro. Më poshtë renditen Napoli, Roma, Atalanta dhe Lazio, të gjitha nën kufirin e 1 miliard eurove.

