Reali i Madridit siguron shërbimet e një tjetër talenti. 17-vjeçari argjentinas, Franco Mastantuono, që konsiderohet si një nga yjet e së ardhmes së futbollit botëror është bashkuar zyrtarisht me gjigantët spanjollë.
Real Madridi njofton se “Franco Mastantuono do të jetë lojtar i klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031. Mastantuono u zhvillua në sistemin e të rinjve të River Plate midis viteve 2019 dhe 2024 dhe ishte pjesë e ekipit të parë në sezonin 2024-2025.
Në shkurt 2024, ai u bë golashënuesi më i ri në historinë e River Plate, duke fituar Superkupën e Argjentinës me të. Në moshën 17 vjeç, ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare për ekipin kombëtar të Argjentinës në të gjithë historinë e saj.”
sfidanti.al