Real Madrid nuk do të kërkojë qëndërsulmues në janar

Humbja në derbi me Atletico Madrid duket se e ka vështirësuar situatën në kampin e Real Madrid ku Carlo Ancelotti po vuan për shkak të mungesës së një qëndërsulmuesi. Largimi i Benzema e ka lënë zbuluar pozicionin për skuadrën “Los Blancos” por presidenti Perez ka një lajm të keq për teknikun italian, ai nuk do të shpenzojë në janar për këtë pozicion pasi investimi i amdh do të bëhet në verë për sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe.

Klubi aktualisht po vepron mes zemërimit dhe objektivit për të gjetur zgjidhje për të përmirësuar skuadrën, por fillimisht ata janë duke pritur reagimin e Carlo Ancelottit dhe skuadrës ndaj humbjes, pasi besojnë se kjo skuadër mund të ofrojë më shumë.

sfidanti.al