Rashica e Çekiçi ishin dy shqiptarët që shkëlqyen në Konjaspor-Gallatasaraj!

Nuk mjaftonin hallet që kishim, por u shtua edhe ky. Ardian Ismajli llogaritej si një nga shtyllat e forta të mbrojtjes së kombëtares, sidomos pas dëmtimit të Berat Gjimshitit. Gjithsesi, fati nuk ishte i mbarë, dhe qendërmbrojtësi që luan në Serinë A për Empolin. Ismajli ka shumë mundësi të mungojë në ndeshjen ndaj Polonisë për shkak se pësoi dëmtim në sfidën në fushën e Atalantës, që skuadra e tij e humbi 1-2. Ende nuk dihet saktësisht shkalla e lëndimit dhe nëse ai ka ndonjë shans që të jetë pjesë e ekipit përfaqësues në grumbullim ditën e hënë.

Gjithsesi, mundësitë duken të pakta. Një mëkat i vërtetë pasi të dy shqiptarët nga Kosova, Ismajli e Gjimshiti, kanë qenë mbrojësit më të mirë kuqezinj këtë sezon. Mungesa edhe e 26-vjeçarit pritet të krijojë probleme të mëdha në repartin difensiv të kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë. Ismajli luan prej disa sezonesh në Serinë A, ku ka spikatur fillimisht me Specian e më pas me Empolin, dhe është një nga dy lojtarët që ka bllokuar më shumë gjuajtje të kundërshtarëve këtë vit. Gjimshiti u dëmtua disa ditë më parë, në ndeshjen Napoli-Atalanta gjithashtu në elitën italiane, dhe është mungesë e sigurt për kombëtaren ndaj Polonisë.

Sfidanti.al