Rakitiç: Unë e respektoj Modriçin, por Mesi-a qëndron në qiell

Pjesëtari i përfaqësueses së Kroacisë, Ivan Rakitiç, mesfushor i Barcelonës, shënoi një gol fantastik në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që Barcelona e fitoi 4-2 kundër Totenhemit, por një ndeshje edhe më fantastike zhvilloi Leo Mesi që shënoi gy gola.
Kështu, pavarësisht nga goli mjaft i bukur i mesfushorit kroat, të gjithë folën për performancën e jashtëzakonshme të Mesit që shpall edhe lojtari më i mirë i raundit të dytë të Ligës së Kampionjeve. Mbas ndeshjes, Rakitiçi bëri komentin e tij se kush është futbollisti më i mirë i botës:
“Unë kam një respekt të madh kundrejt lojtarëve që fitojnë çmime, por dua të them se është një futbollist që qëndron mbi të gjithë të tjerët dhe ky është Leo Mesi. Unë e respektoj Lukën, por edhe ai vetë e di se Mesi është më i miri”.
Sfidanti.al