PSG-Messi, driblimi i Al Khelaifit: Nuk mund të flas

Fjalët e Neymar për Messin kanë rindezur në mënyrë të papritur zërat e merkatoës në aksin Barcelonë-Paris. Sido që të ndodhë, nëse do kalojë argjentinasi në Francë apo braziliani do të kthehet në Spanjë, krijohet përshtypja se dicka do të ndryshojë verën e ardhshme, kjo edhe duke marrë parasysh se Messit I skadon kontrata në qershor.

Për momentin destinacioni më i mundshëm i Messit mbetet Manchester City me Guardiolën që është gati ta mirëpresë krahëhapur, por miqësia me Neymar mund të vendosë Messin në një dilemë të madhe,lojë në të cilën Al Khelaifi përpiqet të mos hyjë.

‘Messi te PSG? Nuk mund te flas-u shpreh Al  Khelaifi në programin radiofonik ‘Touche Pas à Mon Poste’ që mund të interpretohet edhe si një taktikë paraprake. Ndërkaq në Madrid po flitet sërish për mundësinë e kalimit të Mbappe te Reali, por kjo është edhe në varësi të Zidane, nëse francezi shkarkohet shanset që sulmuesi të transferohet në kryeqytetin spanjoll reduktohen në mënyrë drastike. Nëse kalimi i francezit në Spanjë mndodhë, parizienërt do të jenë ‘të detyruar’ të zëvendësojnë një yll me një tjetër.

Te Barcelona ndërkaq duket se thuajse duan të heqin dorë nga kapiteni që në gusht kërkoi largimin e tij. ‘Në aspektin financiar, unë do ta kisha shitur Messin, shitja e tij do të ndihmonte arkat e klubit-u shpreh presidenti i komanduar I Barcelonë s, Tusquets që komentoi edhe një rikthim të mundshëm të Neymar-nëse do të vinte falas do ta diskutonim, në rast të kundërt nuk i kemi paratë për ta blerë’.

Teksa pritet zgjedhja e presidentit të ri, te Barcelona duket e pamundur  si konfirmimi i Messit ashtu edhe rikthimi i Neymar. Për këtë arsye shanset për të parë argjentinasin te PSG rriten dita ditës, gjithnjë  nëse Manchester City do ta lejojë.

Sfidanti.al