Propozimi I RFEF, Valencia ankohet te UEFA

Valencia nis protestat kundër propozimit të Federatës Spanjolle të Futbollit për të vlerësuar klasifikimin aktual për të përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet evrlpiane nëse La Liga nuk do të mund të rinisë. Sipas këtij propozimi, klubi valencian që është në vendin e 7 mbetet jashtë dhe skuadra e 7 spanjolle në eventet evropiane do të ishte Athletic Bilbao si finaliste e Kupës së Mbretit.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, për këtë arsye, Valencia dërgoi në zyrat er UEFA dërgoi një letër ankesë kundër këtij propozimi të RFEF. Në letrën e saj Valencia I kujton UEFS se Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka kompetenca për të bërë të vlefshëm klasifikimin aktual të Ligës, një vlefshmëri që është  e pjesshme pasi nuk përcakton as skuadrën kampione e as ato që bien në kategorinë e dytë.

Në të njëjton kohë, Valencia në letrën e saj i kujton UEFA normativën e saj që është në fuqi , që shpjegon se I vetmi ekip që ka të drejtë të luajë në Evropë përmes Kupës, është skuadra fituese dhe sipas normativës së UEFA, është skuadra e vendit të 7 që luan në kompeticionet e Kontinentit të Vjetër, nëse ekipi fitues I Kupës e siguron kualifikimin nëpërmjet renditjes së kampionatit.

Sfidanti.al