Matthäus shtyn Goretzka-n drejt Milanit: E shoh mirë pranë Modriçit Matthäus shtyn Goretzka-n drejt Milanit

“Ende nuk kam vendosur dhe nuk do të thosha se zgjedhja do të bëhet mes fundit të sezonit dhe fillimit të Botërorit. Do të vendos thjesht kur të ndiej se ka ardhur momenti për ta bërë”. Pas fitimit të Kupës së Gjermanisë dhe para festës për tripletën e Bayernit, Leon Goretzka, të cilit po i përfundon kontrata me bavarezët dhe që sipas medieve gjermane është shumë pranë Milanit, nuk deshi të zbulonte asgjë për të ardhmen e tij.

Megjithatë, për mesfushorin foli Lothar Matthäus, legjenda e klubit dhe e kombëtares gjermane: “Leon është një lojtar model. Madje dua ta falënderoj, sepse këto tetë vite me të kanë qenë të këndshme. Leon ka qenë gjithmonë një shembull”.

Fjalë të thëna për “Sky Deutschland”, me Goretzkën vetëm pak hapa larg, aq sa mesfushori, i sikletosur, kërkoi një justifikim për t’u larguar: “Duhet të shkoj. Po këndojnë këngën time të preferuar” (himni i Bayernit).