Sezoni aktual i Mançester Junajtid eshte krejtesisht per t’u harruar. Skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo eshte ne gare vetem per fitoren e FA Cup ku ka arritur ne gjysmefinale ku e pret perballja me Totenhemin. Tekniku portugez ne fakt tashme ka nisur te mendoje per sezonin e ardhshem me Djajte e Kuq qe pergatiten te perjetojne nje eksod te vertete pasi sipas medias britanike jane 8 futbolliste qe priten te largohen nga Old Trafford.
Mes futbollisteve qe pritet te jene pjese e ‘operacionit fshesa’ te Zhoze Murinjos jane spanjolle Huan Mata dhe Ander Herrera qe nuk kane qene vazhdimisht ne formacionin baze te Murinjos edhe pse rendimenti i tyre ka qene i mire.
Pranr largimit jane edhe Antoni Marsial, Luk Shou, Mateo Darmian dhe Kris Smolling me keta te fundit qe jane te lodhur nga metoda e punes dhe gjykimet Murinjos, keshtu qe po mendojne te kerkojne skuadra te tjera.
Krejt ndryshe eshte rasti i Felainit te cilit Murinjo i ka dhene shume mundesi, madje me shume nga sa kerkuan tifozet por nuk i shfrytezoi. Belgu eshte ne perfundim te kontrates dhe ne Turqi ka skuadra te interesuara per te. Dhe ne fund Zlatan Ibrahimoviç e Majkell Kerrik edhe keta do te largohen; suedezi me shume mundesi do te shkoje ne SHBA, kurse Kerrik do te jete pjese e stafit teknik te skuadres.
Sfidanti.al