Zhoze, 350 milionë euro blerje, por as Premier, as Champions

Nuk ka dyshim se mbetet një nga trajnerët më fitues në botë, veçse këto kohë nuk po i ecën. Zhoze Murinjo kaloi një nga mbrëmjet më të errëta të karrierës, në eleminimin prej Seviljes, madje që në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve. Titulli i fundit kontinental mbetet ai me Interin në vitin 2010, ndërsa vazhdon të dështojë, ashtu si me Realin apo Çelsin.

Për një Mançester Junajtid të madh, portugezi shpenzoi plot 350 milionë euro, duke afruar Pol Pogbanë, Romelu Lukakun, Mkitarianin (që e zëvendësoi me Aleksis Sançezin), Beilin, Nemanja Matiçin, Lindelofin. Përfundimi është një katastrofë, pasi këtë sezon pati eleminim të shpejtë nga Championsi, dhe po ashtu nuk ka shans që të fitojë Premier Ligën, ku dominon Mançester Siti.

Sfidanti.al