Totenhemi ka një dhuratë nga Bajerni, Joshko Gvardiolin!

Mbrojtësi i ri kroat, njëri nga më të mirët e rolit të tij në Kupën e Botës, do të ndërrojë ekip tani shpejt, ndoshta verën e ardhshme. Lajpcigu nuk do ta mbajë dot në radhët e veta për shumë kohë, dhe do të pranojë në shkëmbim një pagesë të lartë. Gjithsesi, Joshko Gvardiol nuk do të shkojë tek Bajerni, ose të paktën kështu shkruajnë mediat në Gjermani dhe pjesën tjetër të Europës. Bavarezët mesa duket nuk duan të shpenzojnë 100 milionë euro aq sa mund të duhen për kartonin e tij, ndërsa kanë paguar jo pak për Matijs De Ligtin. Kështu që Totenhemi duket se e ka rrugën të hapur për kroatin 20-vjeçar.

Sfidanti.al