Një zemërim i madh i ka përfshirë shumë nga tifozët e Leisterit për një veprim që ata e quajnë të padenjë dhe të turpshëm, pas vdekjes së presidentit të tyre. Çfarë e shkaktoi zemërimin? Klubi i futbollit shpërndau falas suvenirë për të kujtuar presidentin, si shalle, çanta kartoni e plastike, dorashka, fletëpalosje e të tjera si këto.
Disa nga tifozët, apo thjesht banorë të Leiçesterit (që në anglisht e lexojnë Leister), i nxorrën këto dhurata në ankand, në kompaninë “iBej” (eBay), dhe pikërisht kjo i acaroi tifozët e tjerë, të cilët nisën të sulmonin në rrjetet sociale. “Sapo pashë shalle të Leisterit dhe të Viçait (presidentit) në shitje në iBej. Duhet t’iu vijë turp nga vetja, kushdo që të jeni”, shkruante njëri prej tifozëve.
Flitet se përfitimi nga shitja “toptan” e dhuratave mund të arrijë në 500 paund stërlina, ndërsa është vështirë të bësh dallimin mes atyre që po i shesin për nevojë, dhe atyre që po e bëjnë thjesht sepse vlerësojnë më shumë paranë sesa respektin.
Sfidanti.al