Sunesi i pamëshirshëm: Pogba është si një nxënës që ndjek topin!

Pol Pogba, pavarësisht nga shuma e madhe që u pagua për të, është larg asaj që të quhet lojtar i madh, pasi ai nuk po e kupton rolin e tij në mesfushën e Mançester Junajtidit, thotë legjenda e Liverpulit, Graham Sunes, që kurrë nuk e ka fshehur antipatinë e tij ndaj futbollistit të lartpërmendur francez. Në fakt, Pogba u kthye te Junajtidi, pasi, atëkohë, për të u pagua shuma rekord e atëhershme (2016) prej 100 milionë euosh, ndërkohë që, gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë nëntë pasime golash në 16 ndeshje të Premier Ligës, por, sidoqoftë, ai luajti keq në një nga ndeshjet e fundit derbi kundër Totemhemit, ndaj të cilit Junajtidi humbi 2-0.

Sunesi që ka qenë kapiten i Liverpulit të dikurshëm të famshëm, thotë se se ky futbollist francez 24-vjeçar, në përgjithësi, dështon në ndeshjet që luan dhe se Junajtidi do të bënte mirë që të merrte Krisitan Eriksenin nga Totemhemi që t’i zgjidhte problemet e veta në mesfushë. “Ndoshta, Pol Pogba është i destinuar për punë të mëdha, por, megjithatë, ai është larg asaj që të jetë lojtar i madh. Ai nuk e kupton përgjegjësinë e madhe që ka në mesfushë. Për të janë paguar 100 milionë euro, por ai akoma nuk di të luajë në pozicionin që ka. Duket qartë se Murinjo është i pakënaqur, pasi ai nuk mund të mbështetet te ky lojtar. Ai nuk është plejmejker (luajtës topi), është si një nxënës që ndjek topin në fushën e lojës. Junajtidi ka nevojë për një lojtar që të krijojë situata më të rrezikshme për kundërshtarët, si për shembull Krisitian Erikseni i Totenhemit”, vë në dukje Sunesi në kolonën e tij në “Sunday Times”.

Sfidanti.al