Sterling,lëre baletin.. fillo golat, lumturia vlen 300 000 sterlina në javë

Futbollisti Rahim Sterling pranoi që ta nënshkruajë kontratën e re shumëvjeçare me Mançester Sitin që do ta mbajë atë në “Etihad” edhe pesë vite të tjerë. Gazeta “Dejli Meil” bën të ditur se, në bazë të kontratës së re, Sterlingu do të marrë 300 000 sterlina në javë, duke u bërë kështu një nga futbollistët më të paguar në Angli.
Deri tani, ky lojtar mjaft i mirë e ka pasur pagën javore 180 000 sterlina, ndërkohë që thuhet se ishte trajneri i Sititi, Pep Guardilo, ai që e bindi kryesinë e klubit që ajo t’ia ngrinte pagën Sterlingut aq sa donte ky i fundit.
Sfidanti.al