“S’mban unë pilafi”, Solskjer hedh menjëherë “në luftë” Fernandezin!

Portugezi ende nuk ishte mësuar me koordinatat e reja, që pas mbërritjes nga vendi i tij, por as kjo nuk u duk shumë arsye e rëndësishme. Mançester Junajtidi ka nevojë menjëherë për lojë dhe për rezultate, ndaj edhe trajneri Ole Gunar Solskjer deklaroi se do at aktivizojë menjëherë Bruno Fernandezin në ndeshjen e Premier Ligës ndaj Uolvesit. Mesfushori kompletoi transferimin prej 82 milionë eurosh nga Sportingu i Lisbonës në “Old Traford” dhe Solskjer e sheh si pjesëtar të ndeshjes.

“Ai është në formë, ai është në ritmin e duhur, dhe është gati për të luajtur, ndaj ai do të japë kontribut në një mënyrë, ai do të jetë pjesë e skuadrës, – ishin fjalët e trajnerit norvegjez, – natyrisht, ai është lodhur disi këto ditë, ai pati edhe ditëlindjen e vajzës dy ditë më parë, ndaj nuk di të them sesa minuta mund të aktivizohet”. Junajtidi ka nevojë për klasin e portugezit, pasi Pol Pogba vazhdon të mungojë, ashtu si sulmuesi Markus Rashford.

Sfidanti.al