Pol Skols, legjenda e Mançester Junajtidit dhe e Premier Ligës angleze, thotë se, momentalisht, në konkurrimin më të fortë të futbollit në Angli, luan edhe një yll i ri që, në të ardhmen, nëse atij do t’i jepen më shumë shanse, do të mund të arrijë kualitetet e Ronaldos dhe të Nejmarit. “Markus Rashfordi është një golashënues i jashtëzakonshëm, nuk kam asnjë dyshim për cilësitë e tij. Ai është vetëm 19 vjeç, por mendoj se ai është hallka më e rëndësishme në ekip.
Këtë ai e konfirmoi edhe në ndeshjen me Anderlehtin, ku ai reagoi me zgjarësi dhe mjeshtëri, duke shënuar golin e dytë dhe duke e çuar Mançester Junajtidin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Megjithatë, ai duhet të punojë më shumë sa i përket durimit dhe t’i shfrytëzojë të gjithë shanset që atij i ofron Murinjo, por, sidoqoftë, kam mendimin se ky i fundit duhet t’i japë Markusit më shumë shanse. Unë shoh tek ai një yll të madh të ardhshëm, si Ronaldo dhe Nejmari”, thotë Skolsi.
Sfidanti.al