Shifra ‘te çmendura’ per Bejl, Mançester Junajtid do t’i kushtoje 380 milione Euro.

Garet Bejl do t’i kushtoje shume Mançester Junajtid nese klubi anglez do te tentoje blerjen e tij. Djajte e Kuq rishfaqen deshiren e tyre per te blere uellsianin kur e degjuan kete te fundit te deklaronte se kerkonte me shume hapesira duke lene te kuptohet se mendon largimin nga Reali.

Bejl ka nje kontrate me Realin deri ne vitin 2022 dhe ne 2 javet e ardhshme agjenti i lojtarit pritet te takohet me presidentin Perez per te diskutuar te ardhmen  e lojtarit. Por kostoja e Bejlit nuk do te jete aspak e perballueshme.

Sipas medias britanike, Mancester Junajtid do te duhet te shpenzoje 335 milione Paund ose e thene ndryshe 380 milione Euro dhe ne kete shifer perfshihen si vlera e kartonit te futbollistit dhe paga e tij. Duke pare kete situate me te drejte lind pyetja: A jane gati padronet e Mançester Junajtid te bejne nje çmenduri te tille?.

Sfidanti.al