Ranieri “po heq keq”: Askush nuk ka marrë më shumë oferta sesa ai!

Trajneri italian 62-vjeçar, Klaudio Ranieri, është ende “i papunë”, qëkur shërbimet e tij u refuzuan nga Lester Siti, shkurtin e shkuar, por ai ka bërë të ditur se do t’i kthehet punës së tij si trajner, këtë verë. Por, ndërkohë, ky trajner që, vitin e kaluar, një ekip autasajder (pa pretendime), si Lesteri, e bëri kampion të Anglisë, ka marrë, gjatë kohëve të fundit, shumë oferta, madje, më shumë sesa çdo trajner tjetër, pasi ka shumë ekipe, midis tyre edhe të mëdhenj, që do të kishin dëshirë që ta kishin atë në radhët e veta dhe që shpresojnë që ai të bëjë edhe një mirekulli tjetër, ashtu siç bëri me Lesterin, që fitoi Premier Ligën, duke befasuar të gjithë botën mbarëfutbollistike.

Oferta më e fundit i erdhi atij nga Kristal Pallasi i Premier Ligës, menjëherë mbas largimit të Sem Allardjsit. Ky ekip londinez nuk vonoi shumë dhe e kontaktoi Ranierin, duke i ofruar “punë” për sezonin e ardhshëm. Ranieri ende nuk ka dhënë përgjigje. Ofertë ai ka edhe nga Uatfordi anglez, ndërkohë që, midis ekipeve që i kanë bërë atij oferta, ështe edhe Betisi spanjell që ka plane të mëdha për sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë, po t’u besosh mediumeve italianë, Ranieri ka dëshirë që të kthehet në Premier Lingën angleze. Krahas Lesterit, Ranieri, gjatë karrierës së tij, ka drejtuar, gjithashtu, ekipe të tillë të mëdhenj, si Juventusi, Atletiko, Rona, Parma, Monako…

Sfidanti.al