Koeficientet ndryshuan menjëherë mbas eliminimit të Mançester Junajtidit nga ana e Derbit të divizionit të dytë nga Kupa e Ligës dhe “lufta” e re mes Murinjos e Pol Pogbas. Junajtidi, ndërkohë, është larg kreut të Premier Ligës, ndërkohë që me këtë gjendje që ka Mançester Junajtidi as që mund të shpresohet për titullin e Ligës së Kampioneve. Tani, parashikimet për shkarkimin e Zhoze Murinjos duken realiste dhe ai është favoriti nr.1 se do ta humbasë “vendin e punës” si trajner në Angli.
Qendrat angleze të basteve për shkarkimin e Murinjos kanë caktuar koeficientin 4.00 që është më i vogli në raport me trajnerët e tjerë të Premier Ligës. Mbas tij, vijnë Nil Uoriok i Kardifit dhe Manuel Pelegrini i Uest Hemit. Në këtë gatë të padëshiruar është edhe Rafa Benitezi, megjithëse ka zëra se ai mund të ikë vetë nga Njukaslli.
Sidoqoftë, mjaft interesante është situata e trajnerit të Hadersfildit, Vagner, ekipi i të cilit zë vendin e fundit në tabelën e Premier Ligës, ndërkohë që nuk mbahet mend se kur ai ka fituar për herë të fundit, përfshi edhe sezonin e kaluar, por, megjithatë, koeficienti i shkarkimit të tij (Vagnerit) është 17!
Sfidanti.al