Nje pretendent i ri per blerjen e Çelsit; bashkethemeluesi i Microsoftit

Ne horizont shfaqet nje tjeter kandidat per blerjen e Çelsit nga Roman Abramovic i cili po mendon prej kohesh shitjen e klubit qe e pati ne pronesine e tij prej 15 vitesh.  Se fundmi u fol per mundesine e blerjes se Çelsit nga Dimitri Ribovlev, pronari aktual i Monakos, nderkohe qe sipas ‘Mirror’ se fundmi interes ka shfaqur edhe Pol Alen, bashkethemeluesi i Microsoft me Bill Gejts.

Manjati amerikan ne te njejten kohe eshte edhe pronari i skuadres se NBA, Portland Trail Blazers si dhe ekipit te NFL, Seattle Seahawks. Por lidhja e Pol Alen me botem sportive nuk ndalet ketu. Ai ka nje kuote te vogel aksionesh edhe te skuadra e Major League Soccer, Seattle Sounders.

Sipas mediave te ndryshme, Alen ne muajin shtator hyri ne kontakt me Pino Zahavin qe eshte mik i Roman Abramovic me manjatin rus qe kerkon jo me pak se 3 miliarde Euro per klubin londinez.

Por jo vetem kaq, nje tjeter bleres i mundshem i Çelsit po flitet se mund te jete edhe Sir Xhim Retklif qe eshte njeriu me i pasur ne Britanine e Madhe dhe qe e ka shprehur deshiren e tij per te marre kontrollin e klubit te Stamford Bridge.

Sfidanti.al