Propozim Murinjos për Lukakun: Pse nuk e heq nga formacioni i parë?

Ish-mesfushori i Mançester Junajtidit Li Sharp konsideron se sulmuesi Romelu Lukaku është një nga pikat më të dobta të ekipit gjatë sezonit të kaluar dhe këtij të tanishmit. Sharpi thotë se ai nuk ka parë deri tani ndonjë sulmues që ta përpunojë topin kaq keq, kur e merr atë për herë të parë, gjë që është e palejushme për një qendërsulmues klasik, për më tepër që ai luan në një nga ekipet më të mirë të botës.
“Unë kurrë më parë nuk kam parë ndonjë sulmues qëndror që t’i bëjë një pritje kaq të keqe topit të parë që vjen te këmbët e tij. Nëse ju jeni sulmues dhe nuk arrini ta mbani topin mirë, atëherë, ju e vështrësoni të gjithë situatën. Unë e di se ai thotë se ka luajtur mirë në Botërorin e fundit, por unë i sugjeroi trajnerit që ta heqë nga fornmacioni dhe ta lëjë disa javë pushim”, tha Sharpi.
Çështja është, nëse Murinjo do ta dëgjojë Sharpin, sidomos, duke pasur parasysh lojën jo të qëndrueshme të Rashfordit dhe Marsialit që në ndeshjen me Çelsin luajtën në mënyrë fantastike, kurse në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit nuk u panë pothuajse fare në fushë!
Sfidanti.al