Vetëm pak ditë më parë, pol Pogba kishte deklaruar dashurinë e nostalgjinë për Juventusin duke bërë që tifozët e Zonjës së Vjetër të ëndërronin për një rikthim të mundshëm të tij në Torino. Por pak ditë më vonë, në prag të sfidës me kampionët e Italisë në Ligën e Kampioneve, mesfushori francez i Mancester Junajtid vendosi të largojë zërat e merkatos duke bërë një tjetër deklaratë dashurie këtë radhë në drejtim të Djajve të Kuq.
Pogba, postoi në profilin e tij në Instagram një foto ku ai prezantoi look-un e tij të ri teksa në modelin e ri të flokëve shfaqej një zemër e vogël që ishte pranë veshit, foto kjo e shoqëruar me frazën: ‘Më thyej zemrën e unë përsëri do të të dua’.
Sfida mes Juventusit dhe Mançester Junajtid në Ligën e Kampioneve do të zhvillohet ditën e mërkurë me skuadrën italiane që është shumë pranë kualifikimit për në 1/8 e finaleve pasi ka 9 pikë, 5 më shumë se Mançester Junajtid
sfidanti.al