Në Premier Ligë nuk do të ketë më gola të anuluar për milimetra

Vendosja në fuqi e VAR-it ka sjellë gjëa të mira, por edhe polemika dhe njëra prej tyre është ajo e pozicionit jashtë loje, përveçse për dhënien e penalltive për prekje të topit me dorë. Problemi i pari, ai i ofsajdit, duket se do të rregullohet, ose të paktën do të ketë përpjekje për ta bërë. Në Premier Ligën angleze, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, vijat për pozicionin jashtë loje, në teknologjinë e VAR-it, do të jenë më të “trasha”. Kjo, me qëllim që golat të mos anulohen nëse diferenca mes sulmuesit dhe mbrojtësit të jetë pak milimetra. Deri në sezonin që u mbyll, u zbatua parimi rigoroz për të anuluar gola edhe për distancë fare të vogël, ndërsa tani duket se do t’i jepet përparësi sulmuesit dhe jo mbrojtësit. Të shohim sesi do të shkojë sepse polemikat mund të jenë në sensin tjetër.

Sfidanti.al