Murinjo tregon klasin e tij para ndeshjes me Zorjan e Luganskut

Megjithëse, ndoshta, për shumëkënd, ai është një nga trajnerët më të urryer të futbollit në botë, Zhoze Murinjo, herë pas here, di që të tregojë edhe anën e vet të shndritshme. Pikërisht, kështu ndodhi edhe në ndeshjen e mbrëmshme të Mançester Junajtidit që ai drejton, me ekipin ukrainas, Zorja të Liganskut, në kuadrin e Ligës së Evropës. Para fillimit të ndeshjes, Murnjo u ul në gjunjë, kur u shkroi autografin e tij në këpucët e fëmijëve që do të dilnin në fushën e lojës së bashku me futbollistët e të dy ekipeve. Junajtidi e fitoi ndeshjen, në mënyrë rutinore, 2 – 0, kështu që me siguri që edhe Murinjo do të ketë qenë i lumtur pas saj, ashtu si edhe fëmijtë para ndeshjes, kur ai shkroi firmën e tij në këpucët e tyre!

Sfidanti.al