Në një xhep duhet të ketë 35 deri në 40 milionë, ndërsa në tjetrin edhe më shumë, plot 100 milionë. Zhoze Murinjo duhet të ruhet nga “hajdutët”, veçse duket se portugezi nuk e ka problem të udhëtojë. Trajneri i Mançester Junajtidit është fotografuar në Zagreb nga mediat vendase, që shkruajnë se ai ndodhet në Kroaci për një yll të Interit.
Ivan Perishiç është objektiv i “djajve të kuq” dhe besohet se “Mou” mund t’i bëjë Interit të Suningut një ofertë prej 35 apo 40 milionë eurosh. Shifra prej 100 milionë eurosh është “gjoba” që duhet paguar për një yll edhe më të lakmuar, Antuan Grizmanin. Sulmuesi francez i Atletikos nuk do të jetë e lehtë të shkëputet nga “kthetrat” e Diego Pablo Simeones. Në Kroaci thonë edhe se Murinjo interesohet edhe për lojtarin tjetër të kombëtares së tyre, Marcel Brozoviç.
Sfidanti.al