Murinjo driblues: Synimi ynë është vendi i 4-të dhe jo titulli

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, thotë se nuk duhet të synohet titulli, por se ekipi i tij duhet të këtë si objektiv zënien të paktën të vendit të 4-t në Premier Ligë.
“Kur ju nuk jeni midis katër ekipeve të parë në tabelën e klasifikimit, është e vështirë që të flitet për titullin. Kur jeni në krye të tabelës, ju e shihni me kujdes kalendarin dhe situatën, por ne nuk jemi në një pozitë të tillë. Synimi ynë është që të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe në dhjetor të jemi në një pozicion sa më të mirë”, vuri në dukje Murinjo.