Ardhja e Aleksis Sanchez te Mançester Junajtid rrezikon te shkaktoje nje termet ne radhet e Djajve te Kuq. Sipas asaj qe publikohet te tabloidi britanik ‘Daily Mirror’, Mino Raiola, agjenti i Pol Pogba do te dergoje se shpejti ne zyrat e Mançester Junajtid nje kerkese per dyfishimin e pages se mesfushorit Pol Pogba.
Sipas ketij tabloidi, 24 vjeçari francez perfiton 200 mije £ ne jave e thene ndryshe 11.5 milione Euro ne sezon, nje shifer kjo qe eshte sa gjysma e asaj qe iu ofrua Sançezit, 400 mije £ ne jave ose ndryshe 23 milione Euro ne sezon.
Sipas Raioles, Pogba duke pare moshen dhe rendimentin ne fushen e lojes, duhet te kete te njejten page me Sançez 29 vjeçar dhe per kete arsye ai vendosi qe te dergoje me zyrat e Mançester Junajtid leter-kerkesen e tij.
Sfidanti.al