Mata: “Nuk e prisja që Lukaku të shënonte aq shumë gola”

Një nga futbollistët më të mirë të këtij sezoni me bluzën e Mançesterit Junajtidit është Romelu Lukaku që, gjatë verës, u shpërngul në “Old Traford”, pasi për të u paguan 75 milionë sterlina. Ky futbollist belg, deri tani, ka shënuar 7 gola dhe, momentalisht, është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë. Bashkëlojtari i tij, Huan Mata, e vlerëson njaft këtë sulmues solid që i shënon golat me një lehtësi të madhe.

“Romelu ka shënuar mjaft gola, gjë që është një gjë shumë e mirë, duke pasur parasysh se ai sapo ka ardhur në një mjedis të ri. Unë e dija se ai do të shënonte gola,  por jo kaq shumë”, deklaroi Mata, duke shtuar: “Ai kontribuon shumë për ekipin, por për sulmuesin, sidoqoftë, rëndësi të dorë së parë ka që ai të shënojë gola, ndërkohë që edhe lojtarët e tjerë që luajnë si sulmues në ekipet e tjerë, shënojnë shumë gola. Ai është një njeri i mirë, modest dhe të gjithë në dhomën e zhveshjes e duan atë, kështu që të gjithë ne jemi të kënaqur nga ai”, tha Mata.

Sfidanti.al