Mund ta kishte pasur shumë më të lehtë, të kishte qenë 3 pikë përpara, dhe me golaverazh pak më të mirë. Mançester Junajtidi mund të kishte luajtur për një barazim në stadiumin e Leisterit në javën e fundit të Premier Ligës, në një finale për një vend për në Champions. Nuk ia doli, dhe për fajin e vet, e skuadra e trajnerit Solskjer tregoi se ende nuk është e pjekur sa duhet për ndeshjet e mëdha. Barazimi 1-1 në “Old Traford” ndaj Uest Hemit të ish-trajnerit të “djajve të kuq”, Dejvid Mojes, e dënoi me një finale “ferri” në Leister. Pol Pogba preku topin me dorë në mënyrë fëminore (në foto), duke shkaktuar penallti, dhe nuk mjaftoi talenti i 18-vjeçarit Grinvud, as personaliteti i Bruno Fernandesit për t’ia dalë. Premier Liga do të mbyllet me dramë, ndërsa Çelsi i Frenk Lampardit e ka fatin në duart e tij, edhe pse u mund 3-5 në fushën e Liverpulit.
Sfidanti.al