Mançester Junajtid nderon rekordmenin e 250 golave, Uejn Runi!

Uejn Runi pati një nderim të veçantë në prag të ndeshjes së Kupës së Anglisë ndaj Uiganit në “Old Traford”. Rreth 76 000 shikues në “Teatrin e Ëndrrave” u ngritën në këmbë duke duartrokitur për rekordmenin e ri të klubit, që arriti kuotën e 250 golave, duke tejkaluar “shenjatarin” më të mirë deri pak ditë më parë, Sër Bobi Çarlton, që kishte arritur në 249.

Mançester Junajtid pati një ceremoni për kapitenin, duke i dorëzuar një trofe, që përbëhej nga një top i artë vendosu mbi një bazament ku shkruhej diçitura. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ish-rekordmeni Çarlton, i cili dorëzoi personalisht trofeun. Runi ka mundësi ta kalojë edhe më shumë rekordin që mban vetë, ndonëse në fund të sezonit edhe mund të largohet nga Junajtid. Sfidanti.alruni cmimi1