Megjithëse, ende nuk ka mbaruar as pjesa e parë e sezonit të Premier Ligës, pra, ndërkohë që është zhvilluar vetëm java e 13-të, sidoqoftë, kanë filluar që të behën analizat e para se cili ekip do të mund ta fitonte titullin kampion të kësaj Premiere. Nëse shihen rezultatet dhe lojrat e deritanishme, është e pamundur që Lester Siti ta mbrojë titullin, duke qenë se, deri tani, ai ka grumbulluar, mesatarisht, një pikë për ndeshje dhe, momentalisht, ndodhet në vendin e 14-t në klasifikimin e Premiet Ligës. Aktualisht, në një dritë të mirë, janë paraqitur Çelsi (31 pikë), i pasur nga Liverpuli dhe Mançester Siti me nga 30 pikë, Arsenali – 28, Totenhemi – 24 dhe Mançester Junajtidi – 20 që mbyll këtë gjashtëse të parë e të fortë të Premierës.
Sidoqoftë, portieri nr.1 i Liverpulit, Loris Karius, për ekipet e Old Trafordit dhe të Totenhemit thotë se ata nuk duhet të konsiderohen se janë në garë për titullin, kështu që konkurrimin për trofeun ai e redukton në katër ekipe. “Çelsi, Siti, Arsenali dhe ne, ky është kuarteti që do të luftojë kokë më kokë për titullin. Shumëkush konsideron se Siti do të jetë favorit me Guardiolën në krye, por Çelsi ndodhet ndodhet në një seri të tmerrshme fitoresh. Ndeshjet direkt do të jenë vendimtare”, i tha portieri Loris gaztës “Kicker”.