Ky Arsenal po mrekullon tifozet, 11 fitore të mbushura me 31 gola!

Arsenali në raundin e tretë të Ligës së Evropës mundi Sportingun e Lisbonës në fushën e këtij të fundit, duke i kënaqur edhe një herë tjetër tifozët e vet. Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Dani Uellbek në min. e 77-të dhe kështu tani “topçinjtë” ndodhen në krye të grupit me pikë maksimale.
Për Arsenalin që po luan një futboll të bukur, fitorja e fundit ishte e 11-ta me radhë dhe një gjë të tillë “topçinjtë” nuk e kanë bërë që nga viti 2007! Në këto 11 ndeshje, Arsenali ka shënuar 31 gola dhe ka pësuar nëntë, ndërkohë që në katër ndeshje ai nuk ka pësuar asnjë gol.
Sfidanti.al