Trajneri i Celsit, Antonio Konte, nuk priti shumë që të reagonte ndaj provokacionit të fundit të Murinjos se ai “ka shitblerë” ndeshje, kur ka qenë trajner i Sienës. Trajneri i “bluve” të Londrës, sipas stilit të tij origjinal, e bëri shumë të qartë mendimin e vet për kolegun e tij të Junajtidit, Murinjo:
“Unë mendoj se është e vështirë që t’u përgjigjesh komenteve të këtij lloji. Kam mendimin se kur dikush do që të të ofendojë, mendoj se ai njeri është i vogël, ndërkohë që ne, që të gjithë, e dimë se ky njeri nuk ndryshon, është po ai që ka qenë në të kaluarën”, tha Konte, duke vazhduar më tej: “Por, kjo është taktika e tij, kështu asgjë nuk është e papritur për mua, që të ofendojë të tjerët, sepse, po e përsëris, ai është një njeri i vigël. Jeta vazhdon, unë nuk shqetësohem shumë për të. Unë, për vete, nuk e kam zakon që të flas për trajnerët e tjerë”, vuri në dukje trajneri italian.
Sfidanti.al