Sërish ndodh vetëm në Gjermani, Shalke blen falas kryeshënuesin

Nuk është Levandovski apo Obamejang, por sërish është shumë i mirë. Mark Ut (Uth) është golshënuesi më i mirë gjerman i Bundesligës për këtë sezon, por pavarësisht nga kjo cilësi e lartë, ai do të transferohet me parametër zero. Sulmuesi shtatlartë i Hofenhajmin (1.85 metra) do të bashkohet me Shalken duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Futbollistit 26-vjeçar i përfundon kontrata në qershor dhe Hofenhajmi nuk ishte në gjendje as ta transferonte verën e kaluar për të përfituar diçka, dhe as ta bindte për rinovimin e akordit. Ut ka shënuar 9 gola këtë sezon të Bundesligës, ndërsa gjithsej ka 24 rrjeta në 63 ndeshje të kampionatit gjerman. Ky nuk është rasti i parë, madje më i bujshëm është ai i Goreckës që largohet nga Shalke për tek Bajerni, po me parametër zero.

Sfidanti.al