Komplimenti i Klopit për Hazarin: Na duhen 13 lojtarë për ta ndalur

Përballja do të jetë sot në orën 17:30 dhe do të jetë tepër e rëndësishme. Liverpuli ndeshet me Çelsin në “Anfild” dhe rreziku kryesor vjen nga lojtari me numrin 10, Eden Hazar. Trajneri i të kuqve, Jurgen Klop, nuk ngurrontë bëjë shaka, por njëkohësisht t’i bëjë një kompliment superyllit belg. “Do të hedh në fushë 13 lojtarë, – tha ai në konferencën për shtyp, – nga të cilët 2 ose 3 do të merren me Hazarin”. Pra, kjo do të ishte mënyra e vetme për ta ndalur.

Në shtator, Hazar shënoi në “Anfild” dhe Çelsi eleminoi Liverpulin nga Kupa e Ligës, ndërsa ndeshja e kampionatit në “Stemford Brixh” përfundoi 1-1. Të kuqtë janë në garë për Mançester Sitin për titullin kampion, kurse blutë e Londrës luftojnë për kualifikim në Champions sezonin e ardhshëm, pra ndeshja do të jetë tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Sfidanti.al