Klubet e Premier Ligës janë kundër shitjes së Mançester Junajtid te sheikët e Katarit. Është ky zbulimi i të përditëshmes britanike “The Indipendent”. Gazeta tregon edhe arsyet, teksa sipas saj 17 klube të kampionatit elitar të futbollit anglez do ta kundërshtojnë njëzëri këtë mundësi. Të premten, pronarët e “Djajve të Kuq” do të vendosin për shitjen e klubit legjendar.
Në tavolinën e familjes Gleizër janë dy oferta. Ajo e miliarderit britanik Sër Xhimi Retklif dhe ajo e fondit të investimeve të Katarit, të përfaqësuar nga sheiku Jasim Al-Tani. Ky i fundit është gati të paguajë 6 miliard paund për të marrë 100% të pronësisë së Mançester Junajtid. Por skuadrat e tjera të Premier Ligës i frikësohen një tjetër “kklubi-shtet” pas Mançester Sitit dhe Njukasëll. Sipas tyre, burimet e pashtershme financiare të pronarëve-sheikë të këtyre skuadrave do ta bënin garën të padrejtë.
Sfidanti.al