Ishte një fitore dhe një fillim i mirë, por askush nuk ndihet i kënaqur. As Liverpuli dhe as Lids Junajtidi nuk ishin të lumtur në përfundim të ndeshjes që përfundoi 4-3 për kampionët e Anglisë në “Anfild”, dhe kritikat ishin të ashpra në vijim. Trajneri Klop pranoi gabimet, ndonëse u duk i qeshur. “Në mbrojtje ne duhet të rregullojmë disa gjëra, – u shpreh gjermani, – ndërsa në sulm ne ishim shumë mirë. Lavdërimet më të mëdha për Salahun, ai ishte i shkëlqyer dhe i meritoi golat. Ai është një lojtar i veçantë, dhe nuk pati meritë vetëm për golat, por për gjithçka që bëri në fushë”.
Po tek Lidsi si u ndjenë pas kësaj humbjeje? Trajneri Marselo Bielsa foli edhe për pluse, edhe për minuse. “Ne e mbajtëm topin 52 për qind, por nuk e shfrytëzuam plotësisht këtë epërsi, – tha argjentinasi, – për pjesë të mëdha të ndeshjes ne e përballuam Liverpulin siç duhet, dhe ishim shumë të saktë që shënuam 3 gola. Luajtëm sipas stilit tonë”. Salah shënoi tri herë për kampionët në ndeshjen e parë të Premier Ligës, dhe Van Dajk realizoi një tjetër, ndërsa për Lidsin autorë ishin Harrison, Bamford dhe Kliç.
Sfidanti.al