Serie A po përgatitet për fillimin e sezonit të ri, kurse Juventus përpiqet përsëri për të rihapur pjesërisht dyert e Allianz Stadium për tifozër e tij. Pas tentativës së parë të dështuar, bardhezinjtë paraqitën te autoritetet e Rajonit të Piemontes një tjetët plan për të marrë miratimin për të lejuar hyrjen në stadium të 1000 shikuesve për ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sampdorias.
Por sipas të përditshmes torineze ‘Tuttosport’ edhe ky plan nuk ngjall shumë optimizëm. Në fakt, dekreti i fundit i qeverisë italiane lejon hyrjen në impiantet sportive vetëm në eventet që janë të vetme dhe jo në seri sic janë ndeshjet e futbollit në kampionatin e vendit të Apenineve
Pra, sipas normave në fuqi deri në 7 tetor, Allianz Stadium do të mund të rihapet vetëm për ndonjë ndeshje miqësore dhe jo për ato të Serisë A. Kjo mund të ndryshojë nëse shtohet ndonjë klauzolë e vecantë për impiantin bardhezi, një opsion ky shumë I vështirë që të bëhet realitet, por jo plotësisht i pamundur. Gjithsesi ajo që ka rëndësi është se Juventus po përpiqet që të kthejë publikun në stadium.
Sfidanti.al