Tifozi anglez i Birmingamit që goditi me grusht një lojtar kundërshtar, nuk u dënua me 3 vjet burg apo më shumë, por vetëm me 14 javë. Atij, po ashtu, nuk iu vu ndonjë gjobë spektakolare, por thjesht 100 paund stërlina, që do të thotë vetëm gjysmë ore punë për lojtarin e Aston Vilës, Xhek Grelish (Grealish), që ka rrogë 40 000 paund stërlina në javë.
Pol Miçëll u gjykua dhe u dënua shpejt e shpejt, sipas ligjeve britanike, ndërsa doli se ai është i papunë, edhe pse ka blerë abone vjetore për ndeshjet e Birmingamit. Djali 27-vjeçar, i martuar dhe me një fëmijë, u cilësua nga miqtë si “kokëtul”, pra jo shumë i zhvilluar, dhe arsyet për dhunën ndaj futbollistit ishin vërtet qesharake. Gjithsesi, miti se në Angli të dënojnë me 3 vjet burg mjafton të shkelësh vijat rrethuese të fushës, nuk është i vërtetë.
Sfidanti.al