Uarren Joyce i ka thënë Adnan Januzajt se duhet të punojë shumë nëse dëshiron që të ketë një karrierë të suksesshme në futboll.
Januzaj javën e kaluar kishte shprehur dëshirën e tij për tu rikthyer në “Old Trafford” në fund të këtij sezoni pas përfundimit të huazimit një vjeçar me Sunderlandin, por dështimi për të shënuar në pjesën e parë të këtij sezoni, është ende një pikëpyetje e madhe nëse mund të jetë lojtar i ekipit të parë te Manchester Unitedi.
Te Sunderlandi ai në këtë sezon kishte kapur syrin me disa lëvizje, por i mungonte produkti final. Goli i tij i vetëm erdhi ndaj Shrewsbury Town në “League Cup”, dhe puna e tij ka qenë nën mesataren që kishin pritur fansat e Sunderlandit.
Joyce, që kishte menaxhuar Januzajn në ekipin e rezervave të Manchester Unitedit dhe tani është trajneri i Wigan Athletic, ishte shumë i qartë se çfarë duhet të bënte 21 vjeçari për të ndezur karrierën e tij.
“Është shumë frustuese të shohësh të rinjtë si Januzaj, Wilson e Federico Macheda të arrijnë atë nivel dhe të ndalin punën e cila i solli në atë pikë”, është shprehur Joyce, që gjithashtu kishte trajnuar edhe Paul Pogban.
“Nuk luajnë ndeshje, nuk stërvitin sa duhet, ulen në xhakuzi, dhe nuk bëjnë peshat dhe seancat e njëjta në stërvitje siç kanë bërë për të arritur aty. Këto gjëra janë shumë frustruese për mua, sepse këto mund të shmangen”, është shprehur ai. “Në futboll jeni për sport, që të garoni dhe të provoni të jepni më të mirën dhe të sfidoni veten, që ato gjëra të jenë në periferi. Ose dëshironi të jeni djalosh bendi në një mjedis me yjet e popit, ose futbollist”, është shprehur Joyce.