Ka 38 ndeshje radhazi pa humbje në Premier, që nga disfata janarin e vitit të kaluar në fushën e Mançester Sitit. Ka rekordin më të mirë pas 21 ndeshjesh në 5 ligat më të mëdha të Europës në histori, ka marrë 88 pikë nga 90 të mundshme në 30 ndeshjet e fundit në Premier, pra 29 fitore e 1 barazim, por sërish mbetet i pandjeshëm. i tillë Jurgen Klopi, trajneri i Liverpulit pas suksesit në fushën e Totenhemit, por gjermani ka një arsye të fortë që të ndihet kështu.
“E kuptoj shumë mirë që kemi bërë diçka të madhe, – pranoi ai, – njerëzit kanë të drejtë që e theksojnë këtë, por vetëm kaq. Nga numrat nuk merr gjë tjetër të bukur, dhe ne duhet të presim për të parë se çfarë do të marrim në verë, pasi kjo ligë është shumë e fortë. Ndershmërisht, nuk është se ndjej ndonjë gjë të jashtëzakonshme në këtë moment. Nuk e di se çfarë nuk shkon tek mua, që nuk ndjej gjë, pasi vërtet që kjo që kemi bërë është e pabesueshme”.
Sfidanti.al