Guardiolës i ka shkuar në mëndje që të marrë Zahan

Mançester Siti i është drejtuar zyrtarisht klubit të Kristal Pallasit me propozimin për t’i blerë këtij të fundit sulmuesin e krahut, Vilfred Zaha, gjë që, në rast se do të realizohet, do të jetë “kontrata e jetës” për këtë lojtar 25-vjeçar nga Bregu i Fildishtë që, kështu, do të mund të kthehet në Mançester, ku ai ka qenë pjesë e Mançester Junajtidit që e bleu atë nga klubi i tij i tanishëm, Kristal Pallas, për 12 milionë euro, por, atëkohë, Zaha ishte vetëm 21 vjeç dhe ai nuk arriti që të luante në një ekip me lojtarë të tillë, si Runi, Van Persi, Uellbek dhe Ciçarito. Në fillim, ai luajti vetëm dy ndeshje me “djajtë e kuq” dhe, natyrisht, që ai iu kthye ekipit, nga ky kishte ardhur. Fillimisht, ai u dha hua, por, më 2015, Pardju e bleu atë për 4 milionë euro.

Siqoqoftë, që atëkohë, filloi gjallërimi i karrierës së Zahas, së pari, me atë në sulm, Kristall Pallasi arriti deri në finale të FA Kupës, ndërsa, sezonin e kaluar, u shpall futbollisti më i mirë i klubit, kurse, gjatë këtij sezoni, po luan aq mirë, sa asnjëherë tjetër në karrierën e tij. Kështu që, menjëherë, për të filloi që të interesohej Mançester Siti. Mediumet anglezë shkruajnë se krerët e klubit “qytetar” e kanë njoftuar, tanimë, udhëheqjen e Kristall Pallasit se po e ndjekin Zahan dhe se janë gati që ta blejnë atë. Cmimi i tij, tani, është 35 milionë euro, një shumë që për Sitin nuk përbën asnjë problem.

sfidanti.al