Mançester Siti, momentalisht, po dominon në Premier Ligën angleze, kështu që ndodhet në krye të saj, por, sidoqoftë, konkurrenca në këtë ekip është e madhe, sepse nuk ka vend për të gjithë.
Një nga ata është futbollisti 18-vjeçar Fill Foden që presupozohet që në të ardhmen të bëhet një nga lojtarët kryesorë të klubit të “qytetarëve”. Interesim për këtë futbollist kanë shprehur edhe Juventusi, Borusia e Dortmundit dhe Lajpcigu, por duket se klubi gjigant anglez, Mançester Siti, nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga ky lojtar i talentuar.
Momentalist, Siti ka me Fodenin kontratë deri në vitin 2020, por, megjithatë, atij i është ofruar nga kryesia e klubit një kontratë gjashtëvjeçare që thuhet se do të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme.
Guardiola, herë pas here, i jep mundësi këtij futbollisti të ri që ta tregojë talentin e tij në fushë, ndërkohë që atij i është premtuar edhe ngritja e rrogës që, tani për tani, është 15 000 sterlina! Ky futbollist anglez, deri tani, ka luajtur në gjashtë ndeshje gjithsej 64 minuta në Premier Ligë, ndërkohë që ai ka shënuar edhe golin e parë në Kupën e Ligës.
Sfidanti.al