E pabesueshme: Lojtari ndërron mendje në mes të kontrollit mjekësor!

Historinë e tij, në ditën e funit të sezonit veror të transferimeve, e pati edhe Ros Barkli që, mu në mes të kontrollit mjekësor, ndërroi mendje dhe e anuloi transferimin e tij te Celsi. “Blutë” e Londrës dhe Evertoni ranë dakord, duke i shtrenguar duart njëri-tjetrin, lidhur me transferimin futbollistit të lartpërmendur anglez me vlerë prej 35 milionë sterlinash në “Stemford Brixh”, ndërkohë që edhe vetë ai kishte rënë dakord për kushtet personale, por se ç’u kujtua, ndërroi mendje në momentin e fundit, njoftoi agjentin e vet se kishte vendosur që ta anulonte transferimin te Celsi dhe se do të kthehej tek Evertoni!

“Të themi të drejtën, ai kishte rënë dakord edhe për kushtet personale me Celsin, por, ndërsa lojtari po bënte kontrollet mjekësore, agjenti i tij nga njoftoi se Ros Barkli kishe ndërruar mendje dhe se do të kthehej te Evertoni. Kjo ishte një befasi për neve, por, sidoqoftë, gjëra të tilla ndodhin në futboll”, tha pronari i Evertonit, Farhad Moshiri.

Sfidanti.al