Diego Kosta: Më nxjerrin nga dhoma e zhveveshjes, më trajtojnë si kriminel!

Diego Kosta zbuloi se Celsi po e trajton atë sikur ai të ishte ndonjë kriminel, ndërkohë që atë nuk lejojnë të hyjë e të flasë me shokët e ekipit. Dihet tanimë se Kosta nuk bën më pjesë në planet e ardhshme të trajnerit të “bluve” të Londrës, Antonio Konte, por, megjithatë, ky klub londinez po e pengon atë që të largohet, pasi në fillim u përpoq që ta shiste atë shtrenjtë në Kinë, por vetë Kosta do që të kthehet tek Atletiko e Madridit, nga edhe ka ardhur te Celsi, duke hyrë, kështu, në luftë me krerët e klubit londinez.

Në një bisedë me gazetën “Daily Mail”, Diego Kosta zbuloi se atë po e trajtojnë tamam sikur ai të jetë ndonjë kriminel, duke mos e lejuar jo vetëm që të hyjë në dhomën e zhveshjes së ekipit, por as që të flasë më bashkëlojtarët e tij!.

“Më thonë: ‘Shko stërvitu me rezervat, m’i kanë kufizur lëvizjet në ambientet e kompleksit stërvitor të klubit, çdo javë më dënojnë financiarisht, por mua nuk më vjen keq për paratë. Unë vetëm se dua të largohem nga ky klub. Në fakt, unë këtu ishte mjaft mirë, ndjehesha shkëlqyeshëm, por çfarë të bësh, kur nuk të do trajneri. Celsi do që të më shesë në Kinë, kurse unë dua që të kthehem në Spanjë, atje, ku ndjehem më mirë”, tha Diego Kosta.

Sfidanti.al