Pep Guardiola e ka humbur ritmin dhe tashmë ka filluar të thotë çudira, siç ishte deklarata pas humbjes shokuese 4-0 të Sitit në “Gudison Park”, ndaj Evertonit. Sipas tij, skuadra bëri gjithçka për ta fituar ndeshjen, por ky është futbolli. Dhe për të vzhduar, Pep mendon se lojtarët e tij zhvilluan një lojë të bukur.
“Ne kishim një performancë të mirë në pjesën e parë, kur krijuam mjaft raste për të shënuar, por pas asaj që ndodhi në pjesën e dytë, kur kundërshtarët shënuan golin e dytë u bë e vështirë për ne. Është shumë e vështirë për lojtarët, kur rezultati është 2-0. Por ky është futbolli, ndonjëherë duhen të bëni shumë gjëra për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Guardiola në rëfimin e tij filozofik. Me këtë humbje Mançester Siti gjendet larg titullit, pasi ka 10 pikë më pak se kryesuesit e Çelsit.